Thuhet se Ahmeti ka pësuar atak kardiak, por pikërisht lidhur me këtë lajm që u keqinterpretua, ka reaguar edhe një ndër miqtë e tij më të mirë.
Miq dhe të afërm të Muharrem Ahmetit kanë reaguar me shpejtësi për të përgënjeshtruar lajmin e përhapur mbrëmë në rrjetet sociale se këngëtari ndërroi jetë.
Muzikanti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj që konfirmon se Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor.
“Përshëndetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokëve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, shkruan Xhaferaj./Afp.al/