Marketing & PR

Për publikime (reklama, banner, shkrime PR, njoftime, etj.) në gazetën e përditshme “Albanian Free Press” në versionin print, PDF dhe online, kontaktoni:

Email: [email protected]

Tel: +355 4 4325539

Cel: +355 67 20 66797

Ne ofrojmë hapësira publiciteti dhe PR në faqet e gazetës dhe faqen zyrtare www.albanianfreepress.al me çmime promocionale.
Hapësirë reklamuese në gazetën Albanian Free Press në faqen e parë dhe faqet e tjera me ngjyra dhe në të gjitha faqet e tjera.
Hapësirë PR me shkrime dhe foto në të gjithë hapësirën e gazetës Albanian Free Press.
Hapësirë reklamuese në portalin www.albanianfreepress.al në faqen e parë, kategoritë dhe të gjitha lajmet e videot.
Hapësirë PR me shkrime dhe foto e video në të gjithë hapësirën e www.albanianfreepress.al.

Rreth Albanian Free Press

Gazeta Albanian Free Press është në vitin e dytë të botimit. Ajo është themeluar në Shkurt 2017 dhe erdhi si një përpjekje për t’i dhënë një hov të ri traditës së leximit të përditshëm të gazetës së shkruar.

Albanian Free Press drejtohet me përvojë gjashtëvjeçare nga Independent Balkan News Agency (IBNA), (www.balkaneu.com) portali informativ i Ballkanit.

Albanian Free Press është pjesë e grupit Independent Balkan News Agency LTD me qendër në Sofje, Bullgari dhe Independent Balkan News SHPK me qendër në Tiranë.

Albanian Free Press është gazetë gjeneraliste, 5 ditë në javë nga e hëna në të premte. Kjo gazetë synon të jetë në shërbim të qytetarëve ashtu si përvoja e IBNA.

Gazeta i kushton rëndësi të veçantë opinioneve, komenteve dhe analizave duke pasur opinionistët absolutisht më të mirë që shkruajnë ekskluzivisht për Albanian Free Press si:

Sokol Balla, Skënder Minxhozi, Sonila Meço, Plator Nesturi, Roland Qafoku, Frrok Çupi, Apollon Baçe, Edison Ypi, etj.

Gazeta Albanian Free Press e cila del në shqip dhe anglisht, ka një tirazh ditor prej 12 mijë kopjesh i cili shpërndahet plotësisht.

Referuar të dhënave të shtypshkronjave, Albanian Free Press është gazeta e dytë për nga tirazhi i prodhimit dhe e para për nga shpërndarja pasi ndryshe nga gazetat e tjera që shiten në masën 40-60 për qind ditore, Albanian Free Press shpërndahet tërësisht.

Ajo shpërndahet falas:

Në të gjitha pikat e shitjes së gazetave
Në të gjitha pikat e Posta Shqiptare në Shqipëri
Në të gjitha institucionet shtetërore të të gjitha niveleve
Në të gjitha baret dhe restorantet në zonën e ish-Bllokut dhe lokalet kryesore në hapësirat e tjera të kryeqytetit
Në disa pika hot-spot shpërndarjeje në dorë kalimtarëve
Në aeroportin e Rinasit
Në institucionet kryesore jopublike
Në të gjitha ambasadat dhe organizatat e tjera të huaja
Gazeta gjithashtu lexohet pa pagesë në versionin PDF në www.albanianfreepress.al me rreth 11 mijë shikime ditore.

Faqja zyrtare në internet www.albanianfreepress.al ka redaksi më vete dhe përditësohet nga mëngjesi herët deri pas mesnate. Ka rreth 225 mijë vizita në ditë.

Gazeta “Albanian Free Press”

Independent Balkan News Agency shpk (Pjesë e grupit Independent Balkan News LTD)

Adresa në Tiranë: Bulevardi “Petro Nini Luarasi”, Nr 101, Tiranë