Një i dënuar me 35 vite burg u arrestua sot pas finalizimit të operacionit policor të koduar "Revenge".
Policia sqaron se Skënde Baku, 55 vjeç, ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. Sh.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale "Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, deklaron zyrtarisht policia. /l.k./
https://video.syri.net/upload/videos/2019/07/VXfqVEeAMBtdtdQFPErC_12_0db7d539ccc845a0b4048c2641dfacba_video_720p_converted.mp4