Dy shtetas, një shqiptar dhe tjetri grek, u arrestuan pasi u kapën me 102 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në Igumencë.
Policia Kufitare e Greqisë, cituar nga mediat vendase, njofton se lënda narkotike e llojit marijuanë e gjetur në sediljen e pasme të një makine ishte e ndarë në 99 pako.
Shqiptari 36-vjeçar në momentin e kontrollit nga policia nuk kishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për qëndrimin në shtetin fqinj.
Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Thesprotisë, ndërsa vijon puna për arrestimin e ndonjë bashkëpunëtori të mundshëm. /l.k./
Marrë nga newsit.gr