Europol, në bashkëpunim me Policitë e Italisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Ukrainës, Moldavisë, Kolumbisë, Islandës, SHBA e Shqipërisë kreu një operacion kundër substancave ilegale me efekt dopingu dhe medikamenteve mjekësore të falsifikuara.
Megaoperacioni i koduar “Viribus” çoi në sekuestrimin e 3.8 milionë substanca dopingu, 24 tonë medikamente, arrestimin e 234 personave, hetimin e mbi 1000 personave të tjerë, si dhe në shkatërrimin e 17 grupeve kriminale e në zbulimin e 9 laboratorëve klandestinë, njëri prej të cilëve i ngritur në Itali.
Hetimet për këtë aksion të gjerë kanë nisur që prej tetorit të 2018 dhe janë mbyllur tani. Gjithçka ka nisur pas dyshimeve për përdorimin nga profesionistët e sportit të substancave doping në garat sportive, si dhe për një trafik ilegal të tyre në Evropë dhe Itali. /l.k./