
Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”, ku edhe ka komentuar veshjen e tij.
Gazetarja e kësaj gazete Letizia Tortello e prezanton kështu në hyrje të intervistës:
”Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është një studio artisti, çdo faqe muri është e pikturuar. Paleta bojërash vaji, markera dhe pastele zënë skrivaninë. Ai është ulur dhe vizaton forma të ngjashme me kafshë imagjinare. Të dielën u mbyllën pa dhunë zgjedhjet më të vështira që nga fundi i komunizmit.
Është një fitore e madhe, edhe për mua”, kërkon të thotë.
Por, vetëm një në pesë shqiptarë votoi. Rama, 54 vjeç, flet një italishte të përkryer (meritë e gjyshes, vajzë e një venecianeje – siç thotë).
Në intervistën e tij Rama pasi ka kritikuar rolin e opozitës dhe të presidentit, bëri shaka për mënyrën e veshjes, më 30 qershor, kur ai shkoi bashkë me bashkëshorten të votonte:
“Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.
Veshja e Kryeministrit Rama më 30 qershor bëri bujë të madhe në mediat greke. Disa prej tyre ironizuan me sarkazëm, duke propozuar që pas kësaj veshje nga ana e një kryeministri, të dorëzohen të gjithë ata që pretendojnë se njohin modën.