
Përbërësit:
1 vezë, 3 hudhra
½ kg fasule të ziera
2 lugë domate të thara
½ lugë lëng limoni
½ kupë borzilok
3 lugë të mëdha miell
1/3 kupë kaçkavall i grirë
spec i kuq djegës
kripë dhe piper.
Përgatitja:
Rrihni vezën në një tas. I shtoni fasulet dhe i shtypni ato për të formuar pure. I shtoni më pas të gjithë përbërësit e tjerë. I përzieni mirë. Formoni qoftet në madhësinë e shfaqur në figurë, duke përdorur pak nga pak miellin dhe nëse nevojitet i shtoni edhe një vezë. I piqni në furrë në 180 gradë Celcius, duke i kontrolluar me sy sa të marrin një ngjyrë kafe..