Referuar të dhënave të INSTAT, sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit në vitin 2018 pësoi një rënie me 0,9 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa në të kundërt, sasia e prodhuar e gjalpit shënoi një rritje me 3,22 %, krahasuar me 2017.
Rënia e prodhimit tregon edhe rënien e konsumit, por cilat janë arsyet kryesore?
Sipas Scan, e para lidhet me “frikën” nga cilësia, për shkak të konstatimeve të shpeshta edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të shumë subjekteve që tregtojnë produkte të djathit të përziera me niseshte apo edhe raste më të rënda, çka ka sjellë mungesë besimi tek konsumatorët dhe frenim në blerje.
Ndërsa shkak tjetër, mesa duket janë edhe çmimet e “kripura” të djathit në treg, ku një kg arrin edhe deri në 850 lekë, çka ka sjellë dhe këto rezultate.