Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident pas një spektakli shpejtësie në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur përpara shkollës profesionale, dhe shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara, ku si pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina u përmbys.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /l.k./
Foto Google