Qyteti i Durrësit ka njohur tashmë kryebashkiaken e re, e cila do të jetë Vlabona Sako.
Kandidatja e Partisë Socialiste, Valbona Sako ka fituar në procesin e votimeve të së dielës duke pasuar kështu në detyrë Vangjush Dakon, i cili është akuzuar së fundmi për përfshirjen në shit-blerje votash.
Sako fitoi 34 mijë e 26 vota, kundrejt 3 mijë e 629 të rivales së saj të Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë mbetur për t’u numëruar vota edhe për 26 bashki.