Gjonaj ka vënë theksin te rëndësia që ka kjo iniciativë në kuadër të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.
Ajo tha se shqiptarët tashmë janë dëshmitarë të historisë, se si mundëm të hedhim themelet dhe nisëm të rindërtojmë këtë pallat drejtësie, që sipas saj, po ngjall shpresën për të ndryshuar.
Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë dhe Plani Strategjik i KLGJ-së, janë të ndërlidhura me përparësitë e politikave kombëtare, ku ndër të tjera synohet përshpejtimi i Reformës së Pushtetit Gjyqësor dhe Akordimit të Burimeve, bërja funksionale e Gjykatës se Larte si prioritet emergjent, duke marrë masat e nevojshme për plotësimin e vendeve vakante në një kohë sa më të shpejtë.
Në vitin 2016, Shqipëria miratoi reforma kushtetuese dhe legjislative gjithëpërfshirëse, me qëllim forcimin e integritegritetit dhe qeverisjes së gjyqësorit në vend.
Këto reforma përcaktonin edhe ngritjen e institucioneve të reja, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. /l.k./
Foto Google