Anije luftarake italiane e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në Gjirin e Sarandës.
Anija, sipas dëshmitarëve okularë të moshës së tretë në qytetin bregdetar, u bombardua në tetorin e largët të 1943-shit nga gjuajtësit gjermanë, në përpjekje për të kryer misionin e tërheqjes së ushtarëve dhe oficerëve pas kapitullimit të Italisë së Musolinit. Sarande.
Fotografi Fajton Plaku ka fotografuar nga lart Sarandën dhe duket qartë nga kthjelltësia e detit, deri në fund të saj.