Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.
Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, shtetasi 32 vjeçar, Sulejman Llani.
Sipas policisë motori është përplasur me barrierat në anës rrugës.
I plagosuri u dërguar me disa fraktura të rënda në Spitalin e Traumës në Tiranë. /l.k./
Foto Google