Bëhet fjalë për sekuestrimin e 7 kallashnikovëve, 5 pistoletave dhe fishekëve, të cilët janë zbuluar në disa shkurre, pranë rrugës nacionale në Papër.
Armët janë gjetur një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho më datë 30 Qershor, pas një informacioni që policia mori nga një banor.
Arsenali i armëve mësohet se është dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik për të zbuluar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit apo zona të tjera, pasi dyshohet se mund ti përkasin grupeve kriminale që veprojnë në zonë.
Sot Paraditen e sotme një specialist krimesh dhe një inspektor i krimeve të rënda janë pezulluar nga detyra për nxjerrje të sekretit hetimor. Njëri prej tyre mësohet se është Eduart Hasani.
Policia ka shpallur në kërkim, shtetasin I.Beko, pronarin e karburantit ku u sekuestrua arsenali i armëve. /l.k./
Foto Google