Gjykata e Apelit të Shkodrës ndryshoi sot masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga "arrest shtëpie" në “Detyrim paraqitje".
Seanca nisi paradite por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë.
Spahia akuzohet për "Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë në kryerjen e detyrës sipas ligjit”. /l.k./
Foto Google