Parashikimet e frikshme: Europa do të preket nga vapa e madhe dhe stuhi të pazakonta

Parashikimet e frikshme: Europa do të preket nga vapa e madhe dhe stuhi të pazakonta
Muaji i parë i verës, qershori, e ka gjetur vendin tonë, me shira e temperatura si rrallë ndonjëherë.

Por Shqipëria mund të përballet me një valë të nxehti, po kaq të rrallë, në dy muajt e tjerë të verës, ashtu sikurse ky mot i pazakontë do të prekën pjesën qendrore dhe perëndimore të Europës.

Në raportin e Accuëeather, thuhet se zona e ngrohjes afatgjatë do të shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në Poloni e deri në Hungari, vend që kufizohet me Ballkanin.

Meteorologët botërorë nga sajti i famshëm për parashikim të motit, “Accuweather” kanë parashikuar se Europa sivjet do të përballet me një mot shumë të nxehtë, si dhe me stuhi shumë të ashpra.

Sipas “Accuweather”, zona më e ngrohjes afatgjatë do të shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në Poloni dhe Hungari.

“Nxehtësia do të zgjasë më shumë se vitin e kaluar kur temperaturat rekord u regjistruan në Portugali, Belgjikë, Holandë, Gjermani, madje edhe në Skandinavi, që zgjatën në përgjithësi rreth një javë,” shkroi Erik Lister, një nga meteorologët kryesor të Accuweather.

Ai tha se temperaturat më të larta se 38 ° C mund të priten në zonat nga Franca Veriore, Belgjikë, Holandë, në Poloni, Sllovaki dhe Hungari.

Temperaturat mbi 40 ° C mund të priten në pjesën të lindore dhe jugore të Francës, gjatë muajit korrik dhe gusht, dhe se më e keqja do të jetë në Portugali dhe Spanjë, ku është e mundur që pas disa ditësh të ketë temperatura nga 43°C e më shumë.

Këtyre temperaturave nuk do t’i shpëtojë asnjë vend evropian. Megjithatë, nxehtësia nuk do të djegë tërë Evropën.

Temperaturat nuk pritet të jenë aq brutale në Ballkan, por pritet të ketë rreziqe të tjera që do të vijnë na moti i ligë e që do ta përfshijnë Ballkanin, nga lindja e Bullgarisë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Kosovën.

Sipas parashikimeve i nxehti i madh do të shoqërohet me përmbytje dhe erëra shkatërrimtare për qytete e fshatra.

loading...
loading...