Votimet më të komentuara të viteve të fundit kanë përfunduar zyrtarisht. Teksa ora shënoi 19.00, mendohet se janë mbyllur të gjitha Qendrat e Votimit.
Kështu tashmë i hapet rrugë procesit të administrimit të votave, prej të cilave do të dalin drejtuesit e rinj të bashkive.
Siç lajmëroi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 15.00, procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe se kanë votuar 15.5% e zgjedhësve.
Tashmë pritet informacioni zyrtar i KQZ lidhur me numrin total të votuesve dhe ecurinë e votimeve