
Përbërësit
320 gr makarona me format të shkurtër "Vesuvio"
150 gr rukola
50 gr borzilok
Arra të qëruara 3 lugë gjelle
Stika të qëruara 2 lugë gjelle
Vaj ulliri
Piper i kuq
Kripë
Përgatitja
Copëtoni mirë dhe lani rukolën dhe borzilokun, thajini mirë duke i mbështjellë me një pecetë të thatë e të pastër ose letër kuzhine.
Piqni në një tigan stikat e pishës dhe arrat, lërini të ftohen dhe kalojini në mikser. Shtoni pak kripë e piper të kuq.
Shtoni gjithmonë duke vazhduar grirjen, rukolën dhe borzilokun. Bashkë me të pak nga pak vajin e ullirit, aq sa duhet për të krijuar salcën.
Zjeni makaronat, kullojini dhe shtoni mbi to salcën e përgatitur. Sipër tyre pak piper të grirë. j/m
( burimi "Oggi.it")