
Lidhur me bashkëshortin e saj, Linda pasi insistimit në InstaStory nga një fans: Nëse je e thjesht, kthema edhe mua komentin. Pse se ke zgjedh at senin e bardh po t’zi?”, iu përgjigj:
“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me mllef ndaj secilit që është “NDRYSHE” nga ata!”
“Por patjetër, ja përgjigja: "Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë por kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten. Dhe unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty që më së shumë ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë.”