Në pankartat që dy të rinj mbanin në duar në protestën kundër festimit të Ditës së Evropës thuhej: “Njerëzit shkojnë në hapësirë, unë nuk mund të shkoj në Paris” dhe “Lejomëni të vizitojë shokët e mi të Erasmus+”. Diellza Zogaj, studentja e arkitekturës ka thënë se kanë zgjedhur të protestojnë kundër padrejtësisë që po iu bëhet të rinjve kosovarë për shkak të pamundësisë së lëvizjes pa viza.
Ajo u shpreh se po i lëndon fakti që gjithçka për botën duhet të shohin vetëm përmes internetit pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë pa viza.