
Përbërësit:
500 gr patëllxhanë
½ kg kimë viçi
400 gr domate
1 qepë e prerë
pak hudhër
djathë kaçkavall
10 lugë vaj ulliri
kripë, piper, rigon
salcë beshamel.
Përgatitja:
I skuqim patëllxhanët në tigan në vaj të nxehtë. Në vazhdim i shtrojmë në tepsinë ku do të pjekim musakanë. Në vazhdim, përgatisim kimën. Skuqim qepën, hudhrën dhe kimën në vaj ulliri. E rregullojmë me kripë, piper e rigon dhe shtojmë domatet e konservuara. E përziejmë dhe e lëmë të gatuhet në zjarr mesatar derisa të thithë lëngjet e veta. Në vazhdim, e shtrojmë masën mbi patëllxhanë. Përgatisim beshamelin, e hedhim në tepsi derisa të mbulohet mirë dhe e spërkasim me djathë. Pjekim musakanë, derisa të marrë ngjyrë.