Ndërsa në rrjetin më popullor Facebook janë popullarizuar fondacionet, që të mblidhen para për dikë që e ka ditëlindjen, nga ana tjetër një sistem të ngjashëm do e përdorë edhe Instagram në pjesën e Stories.
Kur të bëhet ndonjë postim në këtë pjesë, shfrytëzuesi pyetet nëse dëshiron të vendosë edhe shtesën për donacione që ndodhen në atë listë.
Sa herë që shfrytëzuesit klikojnë në këtë shtesë, mund të jepni direkt kontributin e tyre.
Ndjekësit nuk kanë nevojë të largohen nga ajo Storie për të bërë donacionin, por vetëm të klikojnë dhe sapo të jetë kryer, marrin njoftimin se është bërë dhurimi.