
Pandi Raidhi lindi në Korçë më 14 prill 1921 dhe u nda nga jeta në vitin 1999.
U aktivizua me grupet teatrore te qytetit të lindjes; roli i tij i parë është luajtur në shfaqjen Dasma korçare, më 1936, me regjisor Dhimitër Trajca. Mori pjesë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe luajti ne grupet teatrore amatore te saj në shumë pjese te shkurtra. Ne vitet 1948-1949 punoi si aktor në Teatrin Popullor, u aktivizua aty me disa role të kahut dramatik, të cilat nuk i shkonin përshtat dhe s’arritën ta zbërthenin natyrën e tij aktoriale. Megjithatë, spikati me rolin e Bobcinskit në komedinë Revizori të Gogolit. Por fill më pas u largua prej andej si “ i paaftë” dhe u rikthye në Korçë.
Ishte nga themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçë me shfaqjen Agimi, gjithashtu aktor themelues i teatrit “A.Z. Cajupi”*, më 1951. Si aktor komik “i lindur”, me një lirshmëri e gjendje emocionale të natyrshme, i prirur vetiu kah satira dhe humori, Raidhi u bë i parapëlqyer në Teatrin e Korçës për interpretimin e shumë roleve në tatër. Pas një morie realizimesh komike e humoristike në llojet e shkurtra të estradës, ishte regjisori Pirro Mani ai që e afroi në skenën e teatrit dramatik në fillim të viteve ’60 disa role të rëndësishme.
Spikati me interpretimin e rolit të xha Kasemit në dramatizimin e romanit Keneta te Fatmir Gjatës (1963) dhe në filmin Vitet e para (1965). Në vitin 1964 luajti një tjetër rol në karrierën e tij artistike, atë të Thanasit në dramën Hijet e natës së Vedat Kokones.
Pandi Raidhi realizoi figura artistikisht të bukura e të pëlqyera gjerësisht nga shikuesit e kategorive të ndryshme atë të xha Bakos në komedinë Zonja nga qyteti e Ruzhdi Pulahës, 1975, si dhe ne filmin me të njëjtin titull, 1976, me të cilin fitoi Medaljonin e Festivalit.
Luajti mbi 150 role të ndryshme në drame dhe komedi.
Veçohen edhe rolet e xha Ymeri në filmin Horizontë të hapura, 1968; Ago në filmin Yjet e netëve të gjata, 1972; Mekja në filmin Krevati i perandorit, 1973; Vasili në filmin Tokë e përgjakur, 1976; Platon Babuqi në filmin Përballimi, 1976 etj.
Raidhi ishte një aktor natyral, i madh, për gjithçka i dha artit, mori edhe titullin “Artist i Popullit”.