Borxhi po merret kryesisht në monedhën evropiane, jo lek

Borxhi po merret kryesisht në monedhën evropiane, jo lek
Monedha evropiane është monedha kryesore në krijimin e detyrimeve financiare të Shqipërisë ndaj botës. Kjo është një dukuri tjetër që konfirmohet nga ekspertët e BSH-së. Duke sqaruar se ajo përbën rreth 66% të totalit të këtij treguesi, e ndjekur më pas nga dollari amerikan me vetëm 9%. Gjithashtu, BSH-ja pohon se sa i përket afatit të maturimit,

borxhi afatgjatë ia kalon dukshëm atij me afat të shkurtër maturimi. “Në kontekstin e rritjes së borxhit të jashtëm publik kundrejt vitit të mëparshëm, nga këndvështrimi i maturitetit fillestar, pjesa e borxhit të jashtëm me më shumë se 5 vjet maturim tejkalon dukshëm atë të borxhit me maturitet midis 1 dhe 5 vjetësh”, sqaron gjithashtu BSH-ja.