Sot, miliona besimtarë katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët. Edhe besimtarët katolikë në Shqipëri qysh në orët e para të ëmngjesit u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit” për t’u bërë pjesë e Meshës së Shenjtë, e cila ka zgjatur deri në orët e vona pas mesnatës.
Ndërkohë, ditën e djeshme kanë uruar besimtarët katolikë krerët e politikës. Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra ka zgjedhur Ungjillin sipas Gjonit për të uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve Katolike.
Ndër të tjera, Massafra uron besimtarët që të mikpresin kumtimin e emrit të Jezusit të Ngjallur, të cilit i kërkon të shpëtojë e lirojë Shqipërinë prej padrejtësive, mendjemadhësisë e etjes për pushtet.
“Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikprisni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje”, thotë Masafra.