Ndërron jetë ministri i fundit komunist i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi u ngjit në kupolë pas vdekjes së Enverit

Ndërron jetë ministri i fundit komunist i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi u ngjit në kupolë pas vdekjes së Enverit
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare ish-ministri i fundit i Mbrojtjes së periudhës së komunizmit, Kiço Mustaqi.

Ish-ministri do të përcillet sot drejt varrezave të Tufinës në orën 13.00, duke u nisur nga rruga “Kongresi i Manastirit”.

I lindur më 22 Mars 1938, Mustaqi ka qenë edhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore në kohën kur ishte ende gjallë Enver Hoxha, por ishte ardhja në pushtet e Ramiz Alisë që e ngjiti në kupolën e regjimit komunist.

Ai u zgjodh kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë në nëntor të vitit 1986 dhe anëtar i Byrosë Politike nga korriku i vitit 1990 deri në qershor të vitit 1991.

Kiço Mustaqi ka qenë edhe deputet në Kuvendin Popullor nga viti 1974 deri në vitin 1992. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: