Turqi/ Bllokohen dy furgonë me afro 2 ton kanabis, "etiketa" dyshohet “Made in Albania”

Turqi/ Bllokohen dy furgonë me afro 2 ton kanabis, "etiketa" dyshohet “Made in Albania”
Një sasi rekord prej dy tonë drogë, e llojit kanabis sativa, u bllokua në Turqi dhe dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria.

Sasia e drogës u kap në  dy furgonë mallrash, që dyshohet se drejtoheshin nga shtetas shqiptarë. Mjetet e ndaluara nga policia turke po transportonin prodhime tekstile nga Shqipëria.

Policia turke ka sekuestruar një sasi rekord prej gati 2 tonë drogë me dy mjete që vinin nga Shqipëria.

Sipas të dhënave paraprake marijuana e modifikuar gjenetikisht, me një peshë prej 1,880 tonë, u gjet e paketuar në thasë brenda furgonëve të dy shtetasve të huaj.

Nuk përcaktohet nëse të ndaluarit janë shtetas shqiptarë, por ngarkesa origjinale e mjeteve ishin prodhime me tekstile shqiptare./Afp.al/

loading...
loading...