INSTAT thotë se Shqipëria ka rritje ekonomike 2.31 për qind krahasuar me vitin e kaluar

INSTAT thotë se Shqipëria ka rritje ekonomike 2.31 për qind krahasuar me vitin e kaluar
Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 2,31 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2018. Sipas institutit te statistikave kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor .

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 13,92 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 8,01 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 2,32 %.

Ndërkohë që negativisht kontribuoi aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Uji me -0,23 pikë përqindje, Ndërtimi me -0,15 pikë përqindje dhe Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,48 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,78 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 1,89 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë Energjia dhe Industria e Prodhimit të produkteve metalike, të cilat kanë shënuar një rënie përkatësisht me 27,54 % dhe 4,79 %.

Aktiviteti i Ndërtimit pati rënie me 1,75 %, i ndikuar kryesisht nga kompanitë e lidhura me projektin TAP.

Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 4,75 %, i ndikuar kryesisht nga Tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 6,37 %.

Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 10,73 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 13,92 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 8,01 %.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 2,32 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rritje 4,05 %.

Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,35 %. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 4,15 %.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,68 %.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 1,03 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 12,02 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 2,62 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 2,26%. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pësoi një rritje me 1,28 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 5,06 %.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 0,44 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rënie prej 0,93 %.

Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 1,12 %. Aktiviteti i Arte,argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 6,67 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 0,73 %.

loading...
loading...