Të rinj nga Tirana e Mirdita “fermerë” kanabisi në malet e Martaneshit, arrestohen nga policia

Të rinj nga Tirana e Mirdita “fermerë” kanabisi në malet e Martaneshit, arrestohen nga policia
Tre të arrestuar dhe 1324 kubikë kanabis dhe armë zjarri dhe municione luftarake të sekuestruara është bilanci i operacionit “Ballenjë-2019”, nga policia e Bulqizës.

Të arrestuarit akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve të kanabisit

Policia tha se janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, kubik ku ishin kultivuar fara cannabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Operacioni u krye pasi u raportua se në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Pas operacionit  “Ballenjë-2019” , u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë, O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan edhe një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek, 1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa. Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Çështja i kaloi Prokurorisë Dibër, ndërsa tre të arrestuarit do të përgjigjen para drejtësisë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

loading...
loading...