
Prej së enjtes së kaluar, mediat lokale raportojnë për pesë të vdekur si pasojë e motit.
Raportohet se është në rritje numri i njerëzve që flenë nëpër rrugët e Argjentinës për arsye ekonomike.
Për të ndihmuar në zbutjen e kësaj gjendjeje në vendlindjen e tij, qytetin e Rosario, Messi ka vendosur që t’u japë ushqim dhe pije falas të pastrehëve në restorantin e familjes së tij.
Restoranti, i quajtur “VIP”, është duke dhënë ushqime për të pastrehët që nga e premtja dhe do të vazhdojë kështu edhe në ditët në vijim, derisa në normalizimin e situatës.
Leo Messi dështoi edhe këtë herë në Kupën e Amerikës, me Kombëtare e Argjentinës, pas eliminimit në gjysmëfinale nga Brazili.
Messi është akuzuar se nuk e jep maksimumin kur luan për Argjentinën, ndryshe nga Barcelona, por jashtë fushës ai shquhet si njeri human dhe këtë e tregon ndaj bashkëkombësve të tij.