
Tashmë është zyrtare. Etrit Berisha është futbollisti më i ri i SPAL.
Portieri i kombëtares shqiptare ka kompletuar transferimin te skuadra e Seria A, duke lënë pas eksperiencën 3 vjeçare me Atalantën.
"SPAL njofton se ka arritur akordin me futbollistin e Atalantës, Etrit Berishën. Ai vishet bardhekaltër në formulën e huazimit me detyrim blerjen përfundimtare."-shkruhet në njoftimin e klubit italian.
30 vjeçari u bë i njohur me suedezët e Kalmar, ku kaloi 5 vite. Në verën e vitit 2013, Berisha firmosi me Lazion për 3 sezone, për të kaluar më pas te Atalanta, që luajti po 3 vite. /l.k./
Foto Google