Monika Kryemadhi: Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriget e politikës kanë marrë fund!

Monika Kryemadhi: Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriget e politikës kanë marrë fund!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se është momenti kur Shqipërisë i duhet dhënë një shtet me institucione të forta.

Ajo një ditë pas protestës së opozitës garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi!”

“Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet”, nënvizoi Kryemadhi.

Me një video të protestës kryetarja e LSI ka falënderuar të gjithë shqiptarët që janë bërë pjesë e ndryshimit, ndërsa në mesazhin e saj ajo shton:

“Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin”.

“Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriget e politikës kanë marrë fund.”

Kryemadhi e mbyll mesazhin e saj se është në një betejë me qytetarët e shumtë, të cilët e duan Shqipërinë më tepër se partinë:

“Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë.”

“Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.”

“Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”

 

loading...
loading...