“Matura Shtetërore 2019”, dalin rezultatet e provimin me zgjedhje, “10” shkon për 4 mijë

“Matura Shtetërore 2019”, dalin rezultatet e provimin me zgjedhje, “10” shkon për 4 mijë
Publikohen edhe rezultatet e fundit të “Maturës Shtetërore 2019”, ato të provimit me zgjedhje.

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka bërë publike të gjitha rezultatet, ku edhe pritej që ky të ishte edhe provimi më i lehtë.

Provimi i lëndëve me zgjedhje u zhvillua me 24 qershor dhe në total këtij provimi i janë nënshtruar 35,466 nxënës.

Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 95.94%.

Përqindja e nxënësve që kanë marrë notën maksimale 10 është 11.56 %, ose afro 4 mijë nga 36 mijë maturantë.

Rezultatet te linku më poshtë:

http://www.qsha.gov.al/infos/matura_2019/rezultate/rezultate_z_msh2019.pdf

loading...
loading...