Kuvendi/ Shtyhet seanca e nesërme plenare (arsyet)

Kuvendi/ Shtyhet seanca e nesërme plenare (arsyet)
Seanca plenare e parashikuar për këtë të enjte, 11 korrik, është shtyrë me një javë, pra më 18 korrik. Kështu, shumë nga deputetët e Kuvendit, kjo fundjavë pritet t’i gjejë më herët në plazh.

“Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare” njoftoi Kuvendi mbi arsyet e këtij vendimi.

Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data.

Më i rëndësishmi mbetet Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Duket se i tërë fokusi është tek ky komision, që kërkon kohë deri në hartimin e një raporti të detajuar ku do të provojë shkeljet e do të dorëzojë atë në Kuvend. Ky raport pritet të dorëzohet para muajit gusht, që është edhe muaji i pushimeve, ndërkohë mbi hapat e tjerë, nëse do të votohet shkarkimi në Kuvend me 94 vota, apo do të pritet që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, për të dhënë verdiktin në fund, këto mbeten çështje që do t’i tregojë koha.

loading...
loading...