"Edhe pse mandati im nuk përfundon deri në fund të këtij viti, besoj se në rrethanat aktuale qëndrimi i përgjegjshëm do të ishte lejimi i emërimit të një ambasadori të ri", tha zoti Darroch në një deklaratë.
Kim Darroch ka qenë diplomati kryesor i Britanisë në Uashington që prej vitit 2016.
Sipas kabllogrameve të bëra tashmë publike zoti Darroch e karakterizonte Presidentit Trump si një udhëheqës "të ngathët", "të pasigurtë" e "të paaftë" dhe administratën e tij si "jofunksionale".
Pas publikimi të tyre Presidenti Trump reagoi me një postim në Twitter duke e quajtur zotin Darroch "shumë budalla" dhe një "një njeri të trashë e pompoz". Ai shkruante gjithashtu se "nuk do të merrej më" me të.
Kabllogramet e publikuara, u dërgoheshin ministrave të lartë britanikë dhe nëpunësve civilë, por zyrtarët besojnë se personi që ia ka dhënë ato shtypit, është politikan apo zyrtar britanik dhe nuk i takon një qeverie të huaj. (VOA)