
Pritet zyrtarizimi, por për mediat italiane është një çështje e mbyllur transferimi.
Etrit Berisha do të largohet nga Atalanta për të vazhduar karrierën e tij në Serie A me skuadrën e Spal.
Lajmi bëri xhiron e të gjitha mediave përtej Adriatikut.
Sipas raportimit të tyre, portieri i Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojë të enjten vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet me skuadrën nga Ferrara. /l.k./
Marrë nga Sky Sport