Elbasan / Pezullohen dy oficerë policie, dyshohet se dekonspironin operacionet

Elbasan / Pezullohen dy oficerë policie, dyshohet se dekonspironin operacionet
Të dyshuar se nxorën informacione për armët që u gjetën në Elbasan janë pezulluar nga detyra një specialist krimesh dhe një inspektor i krimeve të rënda.

Arsenali i armëve të sofistikuara u sekuestrua nga policia në periferi të Elbasanit më 1 korrik, ku edhe u gjetën 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë. Disa armë janë zbuluar në disa shkurre, pranë rrugës nacionale në Papër.

Armët sipas burimeve janë gjetur një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho më datë 30 Qershor, pas një informacioni që dha një banor.

Arsenali i armëve po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik për të zbuluar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale në Elbasan. Policia shpalli në kërkim, shtetasin I.Beko, pronarin e karburantit ku u sekuestrua arsenali i armëve, ndërkohë pezulloi edhe dy efektivë që po hetohen për nxjerrje të sekretit hetimor apo edhe bashkëpunim me elementë kriminalë.

loading...
loading...