“Efekti i profesorëve pa diplomë në Berat!” Taulant Muka godet sërish mbi "viktimën e vetme” të plagjiaturave

“Efekti i profesorëve pa diplomë në Berat!” Taulant Muka godet sërish mbi "viktimën e vetme” të plagjiaturave
Taulant Muka, i emëruar nga Kryeministri Edi Rama në postin e zëvendësministrit të Arsimit për disa ditë, gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, u bë i njohur para protestës së famshme të studentëve mbi denoncimet e tij të shumta, në lidhje me fenomenin e diplomave, doktoraturave dhe studimeve shkencore false, që ishin shitur prej tyre në treg “si arritje të mëdha shkencore”.   Dhe këto “arritje” kishin depërtuar vitet e fundit deri “në majat më të larta të Arsimit e Shkencës”, në një kohë kur Shqipërisë i mungon qoftë edhe një studim i mirëfilltë shkencor.

I denoncuari apo “viktima” e Taulant Mukës para se ai të emërohej në vendin e tij, por vetëm për pak kohë, në postën e zëvendësministrit të Arsimit ishte Ervin Demo, diploma e doktoratura e të cilit, sipas Mukës, ishte 100 për qind plagjiaturë.

Mbi këto akuza Demo, që duhet theksuar se në tetë vitet e qeverisjes së PD-së ishte edhe zëvendës-rektor i Universitetit të Tiranës,  dha dorëheqjen, duke arsyetuar se ishte i pastër dhe se morali i tij do të triumfonte përballë shipjeve e trillimeve kundrejt tij.

Me propozim të Ramës u ul në vend të tij pikërisht Taulant Muka, i cila dha dorëheqje pa mbushur as dy javë në detyrë.

Ndërkohë disa muaj më vonë, Demo u propozua ng PS kandidat për kryetar bashkie në Berat, (si llogjikë për të transmetuar modelin e tij të suksesit në drejtim të Arsimit të Lartë), për të shënuar sukses edhe në drejtimin e një prej bashkive më të mëdha e më të vizituar nga të huajt, në vendin tonë.

Ervin Demo në zgjedhjet e 30 qershorit, kur numërimi është drejt mbylljes, po shkon drejt fitores, sikurse PS-ja udhëheq bindshëm në të thuajse 12 qarqet, por mbi shifrat paraprake ka një dallim mes fitores së tij dhe të shumë prej kandidatëve të tjerë socialistë.

Çuditërisht në një bashki, e cila konsiderohet historikisht e majtë, Berat, ku ai kandidon, dhe ku nuk ka rivalë, sigurisht nuk ka nevojë për manipulime. Por rezultojnë 2166 vota më tepër sesa votues, sipas të dhënave të KQZ, ndonëse kjo e fundit ka sqaruar se ato nuk janë ende zyrtare. Megjithatë, shifra të tilla paradoksale dhe paraprake raportohen edhe tek Ura Vajgurore, pjesë e qarkut të Berat, çka ka detyruar Taulant Mukën, të reagojë me plot ironi.

Efekti Plagjiaturë & Profesorave pa diplomë Bachelor dhe Masteri!”, thotë Muka, mbi këtë rast.

Duhet përmendur fakti se kur numërimi po shkon drejt mbylljes në shumë bashki të tjera, ku nuk kandidojnë njerëz të “shkencës”, PS-ja ndonëse e vetme apo pa rivalët e saj historikë, ka marrë një numër rekord votash krahasuar me ato të zgjedhjeve të kaluara, madje pa asnjë gabim apo mospërputhje të këtij lloji si në Berat, të paktën deri tani.

loading...
loading...