Plazhi i Likmetës në periferi të Durrësit çel "sezonin turistik"...për lopët dhe bagëtitë

Plazhi i Likmetës në periferi të Durrësit çel "sezonin turistik"...për lopët dhe bagëtitë
Shqipëria përshkruhet nga një vijë bregdetare e lakmueshme, por e pashfrytëzuar.

Në plazhin e Likmetës, i cili ndodhet buzë deltës së Ishmit, siç duket edhe nga pamjet bregdeti është ndotur nga mbetjet urbane. Nuk bëhet fjalë për plazhistë, apo për turistë të huaj.

Mbetje të shumta mbërrijnë aty nga Lumi i Lanës dhe Zëzës, ku më pas bashkohen në lumin e Ishmit, para se të derdhen në detin Adriatik.

“Për të menaxhuar këto mbetjet mjafton nga grumbullimi, ripërpunimi dhe ricklimi. Ricklimi sjell dhe të ardhura të mira ekonomike kështu shpëtojnë këtë zonë turistike”, thotë Lavdosh Ferruni, ambientalist.

“Para 15 vitesh unë mbaj mend që uji i lumit pihej, dhe në këtë bregdet nuk kishe vend se ku të vije çadrën pasi ishte plot me njerëz. Sot shikojeni vetë është një katastrofë”.

Thuajse i gjithi plazhi është i mbuluar me plehra.

Siç edhe duket plazhi i Likmestës shërben si vend pushimi për lopët dhe kafshët shtëpiake të zonës.

loading...
loading...