Opozita në protestë, Basha: Sonte është beteja finale

Opozita në protestë, Basha: Sonte është beteja finale
Opozita ka thirrur mbështetësit e saj në protestën e shtatë kombëtare mbrëmjen e sotme, në orën 19:00. Edhe këtë herë autoritetet janë njoftuar për një protestë në formë marshimi, që nis në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para zyrës së Kryeministrit.

Selia blu ka njoftuar se protesta do të zgjasë deri në mesnatë. Nga ana tjetër autoritetet i janë përgjigjur selisë blu duke theksuar se do të lejojnë grumbullimin vetëm para Kryeministrisë dhe deri në orën 21:00. Në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, mësohet se Policia do të angazhojë 1300 efektivë të saj, para dhe gjatë protestës.

Në vigjilje të protestës, z.Basha ftoi qytetarët në protestë kur tha se vetëm vota e lirë sjell një qeveri që punon për njerëzit.

Dy orë përpara nisjes së protestës kombëtare tek kryeministria, kreu i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës për të bërë të mundur çlirimin e vendit nga një qeveri e korruptuar, që vendos kundër interesave të tyre.

Lideri i opozitës tha se sonte është beteja finale dhe dha disa mesazhe të rëndësishme jo vetëm për qeverisjen e tanishme, por edhe si duhet të jetë qeveria e shqiptarëve, pasi të fitohet beteja për zgjedhje të lora e të ndershme:

“Asnjë hap pas për çlirimin evendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkaur protestës.

“Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm! Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke! Shtëpitë po prishen për korrupsion. Drejtësia eshtë e kapur! Biznesi po rrënohet! Dhuna godet kudo! Thika e pushtetit ka prekur palcën! Nuk durohet më! Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.

Pak orë para mbërritjes së protestuesve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi përmes një statusi në Facebook, ku shkruan se “sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojnë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës”.

Kryemadhi bën thirrje që në protestë të dalin të gjithë pa dallim moshe, krahine, gjinie apo ngjyrimesh politike.

loading...
loading...