Matura Shtetërore/ Dalin përgjigjet e provimeve të para, Gjuha Shqipe pa “shkëlqim”

Matura Shtetërore/ Dalin përgjigjet e provimeve të para, Gjuha Shqipe pa “shkëlqim”
Mbi 36 mijë maturantë kanë marrë përgjigjet e testit të Gjuhës Shqipe e të Letërsisë zhvilluar pak ditë më parë.

Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore,  kalueshmëria në këtë testim është afro 95%.

Si të gjithë testet e tjera të maturës, korrigjimi është bërë pjesërisht në mënyrë elektronike, çka ka ndihmuar edhe në marrjen e rezultateve me efektive, dhe besohet se janë shmangur edhe ndërhyrjet. Nga  përgjigjet rezulton se maturantët me notën maksimale thuajse nuk figurojnë.  Njohja e rregullave dhe Gramatikës së Gjuhës Shqipe nuk është më shumë problem i nxënësve, sesa në fakt është një problem i madh kombëtar, i ngritur prej kohësh, madje edhe për vetë mësuesit dhe institucionet e rëndësishme të Administratës Publike, që nuk i kushtojnë asnjë rëndësi.

Ndërsa janë bërë publike edhe përgjigjet e testit të Gjuhës së Huaj. Në këtë test 2,200 maturantë kanë rezultuar ngelës dhe 2000 të tjerë me notë maksimale.

Maturantët janë në pritje të dy përgjigjeve të tjera të tezave të Matematikës dhe Lëndës me zgjedhje.

Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se do të  publikohen sipas afateve të parashikuara në rregulloren e Maturës Shtetërore 2019. Në muajin korrik priten edhe hapjet e kuotave të universiteteve.

loading...
loading...