Tekniku italian ka bërë edhe planin për sfidën në Rejkjavik. Ai pritet ta grumbullojë skuadrën kuqezi që javën e ardhshme, konkretisht duke nisur nga data 20 maj.
Nga lista e futbollistëve bie në sy emri i Marash Kumbullës, mbrojtësit shtatlartë që është pjesë e klubit të Veronës në Itali. I riu ishte edhe në planet e Panuçit, por u dëmtua para ndeshjeve me Turqinë dhe Andorrën.
Do të rikthehet edhe Mërgim Mavraj, i cili ka edhe një ndeshje pezullim për të shlyer. Ndaj Islandës nuk luan dot, por më 11 qershor me Moldavinë vetëm një vendim i trajnerit mund ta lërë jashtë.
Grumbullimi prej datës 20 maj: Kastriot Dermaku (Kozenca), Enea Mihaj (Panetolikos), Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Ingolshtad), Ergys Kaçe (Panathinaikos), Amir Abrashi (Frajburg), Migjen Basha (Aris), Emanuele Ndoj (Breshia), Eros Grezda (Rejnxhërs).
PLANI I EDI REJËS PËR GRUMBULLIMIN
20 maj – 2 qershor, Durrës
2 qershor – 6 qershor, Frankfurt
6 qershor – 7 qershor, Rejkjavik
8 qershor, ndeshja Islandë-Shqipëri
11 qershor, ndeshja Shqipëri-Moldavi