Papa Françesku nga Bullgaria: Të ngushtohet hendeku mes të varfëve dhe të pasurve

Papa Françesku nga Bullgaria: Të ngushtohet hendeku mes të varfëve dhe të pasurve
Sot, Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të zgjidhin problemin e pabarazisë së thellë ekonomike dhe rënien e ritmeve të lindjeve që kanë krijuar një “perde akulli” siç u shpreh ai, mes vendeve më të pasura dhe atyre më të varfra të Evropës.

Ati i shenjtë tha se ky hendek po ushqen emigracionin. Papa i bëri komentet në Bullgari ku filloi sot një vizitë dy ditëshe.

"Bullgaria po ndeshet me pasojat e emigracionit të dekadave të fundit. Mbi 2 milionë shtetas të saj janë larguar në kërkim të një jete më të mirë dhe të më shumë mundësive. Bullgaria duhet të merret gjithashtu edhe me një fenomen që do ta quaja “dimri i ri” – problemin demografik që ka rënë si perde akulli mbi një pjesë të madhe të Evropës dhe reflekton rënien e besimit tek e ardhmja”.

Bullgaria, e cila u antarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2007, është vendi më varfër i BE-së. Mbi dy milionë bullgarë janë larguar nga vendi që nga rënia e komunizmit