Erdogan: Rivotimi për Stambollin hapi më i mirë për vendin

Erdogan: Rivotimi për Stambollin hapi më i mirë për vendin
Sot, Recep Tayyip Erdogan, presidenti Turk ka mirëpritur vendimin për ripërsëritjen e zgjedhjeve lokale të Stambollit pas ankesave për korrupsion.

Erdogan tha se rivotimi është “hapi më i mirë” për vendin.

Bordi i Lartë Zgjedhor i vendit tha të hënën se disa komitete të kutive të votimit u formuan në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e bordit zgjedhor të rrethit të cilët do të përballen me ankesa kriminale.

“Ne e shohim këtë vendim si hapin më të mirë që do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda kuadrit të demokracisë dhe ligjit”,- tha Erdogan, shkruan gazeta “Al Jazeera”.