E pabesueshme, në Itali, arrestohen mbi 40 politikanë të lidhur me Mafian

E pabesueshme, në Itali, arrestohen mbi 40 politikanë të lidhur me Mafian
Anadolu Agency (AA) transmeton sot se, më shumë se 40 persona, në mesin e të cilëve edhe politikanë, biznesmenë dhe nëpunës publikë, janë arrestuar si pjesë e masave parandaluese në operacionin që u zbatua në veri të Italisë, e që është kundër Mafias,

Siç lajmërojnë mediat, në rajonin e Lombardisë dhe Piomenta-s, është kryer operacion në të cilin kanë marrë pjesë rreth 250 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe policisë financiare.

Në mesin e 43 personave të arrestuar, mes tjerash, për korrupsion dhe grumbullim të paligjshëm të fondeve për partitë politike dhe shoqatat, ka disa politikanë që shërbenin në partinë Forza Italia, Këshillin Bashkiak të Milanos dhe Departamentin Rajonal të Lombardisë gjatë kohës së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Sipas burimeve, Prokuroria ka kryer një hetim kundër 95 personave dhe arrestime të reja janë të mundshme.