Zgjedhjet në Ukrain, Petro Poroshenko përballë Volodymyr Selenskyj

Zgjedhjet në Ukrain, Petro Poroshenko përballë Volodymyr Selenskyj
Aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj sfiduesi i Poroshenkos në zgjedhjet e së dielës ka shumë shanse, por jo ndonjë program të qartë. Nga ana tjetër Petro Poroshenko kërkon mandat të ri, por në Ukrainë ka shumë të pakënaqur.  „Askush nuk do të blejë derr në thes, duhet zgjedhur një president i vërtetë dhe kreu i forcave të armatosura, që ta çojë vendin në NATO dhe BE". Kështu tha presidenti dhe kandidati për president, Petro Poroshenko së fundmi para përkrahësve. Kjo deklaratë është edhe lajtmotiv i fushatës së tij. Poroshenko kërkon të zgjidhet për një mandat të dytë dhe pozicionohet me të gjithë fuqinë që të paraqitet si burrë shteti për të sfiduar aktorin e komedisë, Volodymyr Selenskyj.