Skandali/ Merr rrogë në administratë edhe pse ka 8 muaj në burg

Skandali/ Merr rrogë në administratë edhe pse ka 8 muaj në burg
Prej 8 muajsh në burg, por rroga i kalon çdo muaj në bankë edhe pse nuk është paraqitur asnjë ditë në punë. Ja pra si paguhen në administratë me paret e taksapaguesve persona që nuk shkojnë në punë e madje edhe kur janë të burgosur titullarët e institucioneve firmosin borderotë me rroga për militantët e “rilindjes”.

Denoncimi është bërë në rrjetin social nga ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i referohet një mesazhi të marrë nga një qytetare, e cila shkruan: “Persh Doktor. Dua te bej një denoncim se vetëm tek ty kam besim dhe ne asnjë institucion tjetër. Jam një punonjese e Drejtorise se Monumenteve të Kulturës Korçë dhe desha te denoncoj një rast abuziv këtu kemi një punonjës ne muzeun e Linit dhe ka 8 muaj qe ka bere aksident me pasoje vdekje ne gjendje te pire dhe prej 8 muajsh ndodhet ne burg dhe merr rrogën Aleksandër S. Këtë dr e mban Ilir Xhakolli dhe i ka bere presion dhe drejtorit tone se unë te heq nga puna nqse ti heq atë ka hyre ne bela dhe drejtori nga Iliri na është shprehur vete drejtori qe do na marre ne qafe Ilir Xhakolli me këtë rast se është super skandal. Të vrasësh me makine i pire dhe te paguhesh. Te lutem anonim doktor” /l.k./