Mustafaj: Rama do bënte gjithçka t’ia linte siglën e PD-së Rudina Hajdarit

Mustafaj: Rama do bënte gjithçka t’ia linte siglën e PD-së Rudina Hajdarit
Besnik Mustafaj deklaroi kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën e PD-së Rudina Hajdarit.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Bashës dhe Rudina Hajdarit, e cila është vendosur në krye të grupit parlamentar të krijuar në parlament nga deputetët e rinj, nën emrin e PD.

“Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën. Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare kur Pollo krijoi PDR kur e lejuan të përdorte PD dhe një r të vogël duke krijuar konfuzion në elektorat.

Nëse zonja Hajdari dhe Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për t’ia lënë siglën politike zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte”, u shpreh Mustafaj. /l.k./

Foto Google