Lexoni sot, e Premte 19 Prill 2019 në gazetën “Albanian Free Press”

Lexoni sot, e Premte 19 Prill 2019 në gazetën “Albanian Free Press”
OPINION

KOMBI NUK SHKON NË LUFTË

Nga FRROK ÇUPI

Të paktën dy herë në këto tre dekada kombi ynë është rreshtuar për luftë, por nuk fitoi gjë. Në vitin 1997 humbi rreth 3 mijë jetë njerëzore dhe buxhetin e shtetit e çoi në zero; ndërsa herën e dytë- 1998, humbi ‘heroin e demokracisë’ dhe përdhosi altarët e shtetit, por prapë me humbje...

 

KOMENT

A DO TË DËSHTOJË SËRISH SHQIPËRIA NË HAPJEN E NEGOCIATAVE ME BE?

Nga Dr. Ana L. Scheer / Guardian

Më 11 prill, shumica e parlamentit të Mbretërisë së Holandës, me kërkesë të tre grupeve parlamentare: Partia Kristian Demokrate, Partia Socialiste dhe Partia Liberale, votuan për propozimin e rivendosjes së vizave për shtetasit shqiptarë, për shkak të kriminalitetit në rritje, si dhe rritjes së emigracionit të paligjshëm në Holandë.

 

 

ZBARDHET PLANI PD-LSI, SI DO PENGOHEN ZGJEDHJET

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbledhin Kryesinë në një ditë. Shpallin planin për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale nëse Rama nuk ikën para 30 qershorit. Basha dhe Kryemadhi mandatohen të negociojnë veprimet e mëtejshme, s’ka më protesta kur ka Parlament. Kryesia e PD nuk përmend zgjedhjet e parakohshme si opsion. Kreu i deputetëve socialistë, Balla, sfidon Bashën: E megjithatë më 30 Qershor, zgjedhjet do të zhvillohen

 

VIZAT

Akuza e Edi Ramës: Vendimi i Holandës, kontribut dhe i PD

Kryeministri Edi Rama ka vendosur në fokusin e fjalimit të tij në parlament rezolutën e parlamentit holandez ku kërkohet fillimi i procedurës së frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë. Sipas tij ai është “një vendim thjesht dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda ku nuk është sekret, ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivisht kundër zgjerimit, kundër emigrantëve, intensivisht kundër shqiptarëve”.

 

UNIVERSITETI

Politekniku shpall kuotat, si do përzgjidhen 1930 studentë të rinj

Krahas kritereve se si do të përzgjidhen fituesit e rinj, drejtuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës  kanë miratuar edhe kuotat e pranimit për të gjitha degët e të 6 fakulteteve që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë. Ndër programet më të kërkuara veçanërisht nga maturantët rezultojnë të jenë: Inxhinieria Informatike, Inxhinieria Elektronike, Arkitektura, Inxhinieria e Ndërtimit, Inxhinieria e Telekomunikacionit

 

SUPLEMENT EXTRA

Herion Mustafaraj: Kjo është detyra e artistit, njeriu të qeshë me veten, me shpresë për reflektim

Flet ekskluzivisht për Albanian Free Press artisti i njohur Herion Mustafaraj: "Artisti duhet të jetë zëri i popullit, nëse artisti nuk influencohet nga qeveritë që ndërrohen, ai është një zë që edhe politikanët duhet ta pranojnë e të kuptojnë se ku qëndron thelbi i humorit

 

SHOWBIZ

"Shpërthen" Eni Koçi

Bijë e natyrës!

 

PËRSIATJE

GURI I RËNDË!

Nga JUELA MEÇANI

 

SPORT

Dhuna ndëshkon Kavajën, Ballshi “përqafon” Superioren

Liverpul dhe Ajaks, çfarë “oreksi” për finalen e madhe!