Kopshti i Adelinës

Kopshti i Adelinës
Këngëtarja Adelina Tahiri ka shumë për të festuar, pavarësisht suksesit dhe karrierës, ka kurorëzuar një martesë dhe prej saj erdhi në jetë një fëmijë i bukur.

Ndaj këto ditë që ajo festoi edhe ditëlindjen, dhuratat ishin të shumta.

Bujë bënë pikërisht ato të bashkëshortit të saj, dhurata të shtrenjta e nga marka të njohura e gjithë media u mor gjatë me koston e tyre.

Por ne zgjodhëm të gëzojmë me të dhe lulet e shumta e buqetat e bukura që kjo vajzë e re mban në duar.

Fundja rinia e saj meriton shumë natyrë, ndërsa shtrenjtësia e dhuratave sa rëndësi mund të ketë?